Bombë nga Turqia, Mohamed Salah pranë transferimit te Besiktasi – arrihet marrëveshja

Mohamed Salah është shumë pranë një lëvizjeje befasuese në karrierën e tij, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin turk Beşiktaş.

Sipas raportimeve, sulmuesi egjiptian ka pranuar ofertën e drejtuesve të klubit nga Stambolli dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet e kontratës.

Marrëveshja parashikon një kontratë njëvjeçare mes Salahut dhe Beşiktaşit, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Tashmë, klubi turk synon ta përmbyllë transferimin në fillim të javës së ardhshme, kur pritet që ylli egjiptian t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas të hedhë firmën në kontratën zyrtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit