Bllokada institucionale, opozita paralajmëron adresimin në Kushtetuese

Partitë opozitare në Kosovë po shqyrtojnë mundësinë që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar konstituimin e institucioneve, varësisht nga zhvillimet në ditët në vijim.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha për Radio Evropa e Lirë se po shqyrtohen të gjitha veprimet që mund të jenë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa për kohën kur do t’i drejtohen gjykatës tha se do të njoftojnë “me kohë”.

Sipas saj, tashmë janë tejkaluar afatet dhe nuk është respektuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili kërkon që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve.

Edhe deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, tha se nuk e përjashtojnë mundësinë e adresimit në Kushtetuese, por po presin zhvillimet e ditëve në vijim. Deputetja Albana Bytyqi tha se për momentin nuk kanë një vendim.

Sipas aktgjykimit të mëparshëm të Kushtetueses, Kuvendi është dashur të konstituohet deri më 7 gusht. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit, argumenton se afati nis nga hapja e seancës konstituive, më 6 gusht. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka caktuar vazhdimin e saj më 9 shtator.

Sipas REL-it, LDK-ja dhe LVV-ja nuk janë përgjigjur ende nëse do ta shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të çështjes në Kushtetuese.


Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, dhe hulumtuesi i KDI-së, Vullnet Bugaqku, vlerësojnë se Gjykata Kushtetuese mund të japë sqarime për pasojat e tejkalimit të afateve, përfshirë konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Daka ka thënë se do të ishte e nevojshme që Kushtetuesja të qartësonte edhe një herë nëse afati për konstituimin e Kuvendit është 30 ditë nga certifikimi i rezultateve.

Ndërkaq, Bugaqku paralajmëron se një situatë e paqartë kushtetuese mund të krijohet edhe lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe ushtrimin e kësaj detyre pas përfundimit të afatit gjashtëmujor.

LVV-ja e ka lidhur formimin e institucioneve me një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit. Megjithatë, mospërkrahja e marrëveshjes nga gjashtë deputetë të LDK-së e ka vënë në pikëpyetje votimin e Bekim Sejdiut për president.

Nëse presidenti nuk zgjidhet, Kushtetuta parasheh shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 45 ditësh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit