Mitrovica është “blinduar” sot nga disa xhipa, teksa kryeministri Albin Kurti, ka shkuar për vizitë në këtë qytet.
Kurti ka arritur pranë objektit të Komunës me disa xhipa e një numër të lartë zyrtarësh të mbrojtjes së afërt, ndërsa në hyrje janë vërejtur masa të shtuara të Policisë.
Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ai ka zhvilluar një takim me kryetarin Faton Peci.

Kurti ka qenë i shoqëruar me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.
Vizita u zhvillua në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të punimeve dhe vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës, organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.












