BIK-u del me thirrje për marshin e nesërm: Le ta dëshmojmë se nuk harrojmë sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen në Hagë.

Thirrja është bërë me rekomandim të kryetarit të BIK-ut, Myftiut Naim ef. Tërnava, ndërsa sipas BIK-ut, ajo është përcjellë në të gjitha xhamitë e Kosovës gjatë hytbes së xhumasë.

Myftiu Tërnava ka shprehur mbështetjen e tij për nismën, duke rekomanduar që besimtarët të marrin pjesë në marshin e organizuar në shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-ushtarët e UÇK-së.


Në mesazhin e përcjellë gjatë hytbes së xhumasë, thuhet:

“Ky është një tubim qytetar në mbështetje të lirisë, drejtësisë, dinjitetit dhe kujtesës sonë kombëtare, si dhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Le të jemi të bashkuar, të qetë dhe dinjitozë. Le ta dëshmojmë se nuk harrojmë sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe se kërkesa jonë është drejtësia dhe trajtimi i drejtë”, thuhet në mesazh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit