Bia publikon videon duke u përplasur me gjyshen, akuza per abuzim e presion financiar

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, ka bërë një denoncim të fortë dhe mjaft emocional publikisht, duke ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa detaje të rënda rreth marrëdhënieve brenda familjes së saj.

Përmes disa postimesh, ajo ka akuzuar hapur familjarët për abuzim, manipulim dhe mungesë të skajshme mirënjohjeje. Bia tregoi se si po përballet me tensione të qëllimshme, duke nisur që nga mëngjesi, ku sipas saj, gjyshja e saj bën zhurmë me vetëdije të plotë vetëm për ta shqetësuar:

“Është ora 6 e mëngjesit dhe gjyshja ime po bën zhurmë me dashje për të më zgjuar… E gjitha kjo sepse ajo kërkon para dhe unë i thashë të ndalojë së qeni agresive.”

Në rrëfimin e saj, ajo sqaroi se ky nuk është një rast i tanishëm, por një situatë e përsëritur prej vitesh, ku asaj i kërkohen vazhdimisht shuma të mëdha parash.

Bia theksoi se kishte tentuar të diskutonte me qetësi, duke vënë kufijtë e saj, gjë që solli edhe reagimin agresiv të familjes:

“Prej vitesh më kërkohen shuma parash – 3 mijë, 5 mijë euro, herë pas here. Dje thashë me qetësi dhe respekt se do të jem gjithmonë e gatshme të ndihmoj, por jo ndërkohë që ndihem e sulmuar, e manipuluar ose e keqtrajtuar.”

Përgjigja ndaj kësaj kërkese erdhi po këtë mëngjes përmes përplasjes së dyerve dhe frigoriferit në apartamentin që ajo e ka paguar vetë, duke e cilësuar këtë si një formë abuzimi të heshtur që shpesh është e vështirë të shpjegohet apo të besohet nga të tjerët.

Në pjesën përmbyllëse të reagimit të saj, ish-banorja e BBVK u shfaq tërësisht e dërrmuar shpirtërisht nga faktet që po përjeton në ambientin që supozohej t’i falte qetësi, duke u shprehur se ndihet si e huaj në shtëpinë e vet. Ajo shtoi se ky realitet i dhimbshëm e bën të mendojë thellë edhe për të ardhmen e saj dhe rritjen e fëmijëve që mund të ketë një ditë, duke u zotuar se nuk do t’u shkaktonte kurrë një dhimbje të tillë.

“Jam e lodhur. Jo nga paratë, jo nga përgjegjësitë. Jam e lodhur nga mungesa e mirënjohjes dhe nga fakti që sa herë hap zemrën, dikush përpiqet ta përdorë kundër meje”, thekson Bia.

Ajo përfundon duke treguar se përtej ndihmës financiare që ka dhënë gjithmonë, gjithçka që kërkonte ishte vetëm pak respekt dhe njerëzi. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit