Ibrahim Rugova, ish-president historik i Kosovës, në vitin 1989 ishte një nga zërat e njohur të shqiptarëve në Jugosllavi.
Në një intervistë për Der Spiegel, Rugova atëbotë fliste për Vidovdanin dhe kremtimet shoveniste serbe të Betejës së Kosovës.
Në intervistë, Rugova ishte treguar absolutisht vizionar, duke paralajmëruar Serbinë për fatin e saj tragjik.
“Në qoftë se Serbia do të përpiqet përsëri të shtyp identitetin tonë kombëtar , atëherë do të ketë një kryengritje. Unë vetëm mund të paralajmëroj serbët: edhe ata janë një popull i vogël. Në të kaluarën sa herë që një popull i vogël është përpjekur luaj rolin e një fuqie në Ballkan, kjo ka përfunduar me tragjedinë e vet” – theksonte Rugova më 1989, një paralajmërim gati profetik, që do të vërtetohej në shpalosjen historike gjatë viteve ‘90-ta.








