Besnik Tahiri lëshon alarmin: Gjenerata e re na urren neve si politikanë

Vikendi i fundit duket se e ka shtyrë Besnik Tahirin të reflektojë thellë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka lëshuar të hënën një “paralajmërim të hershëm” për një situatë problematike me të cilën, sipas tij, rrezikon të përballet vendi në të ardhmen e afërt.


Reflektimi i Tahirit lidhet me protestat e dhunshme të studentëve në Tiranë, por edhe në metropolet e tjera evropiane, Parisin e Milanon.

“Kjo gjeneratë e re siç po shihet identitetin e vet e ka lidhur goxha shumë me identitetin e vet global. Pakënaqësitë të cilat po vijnë, po vijnë për shkak se shkolla është bërë edukatori kryesor i një urrejtje ndaj shtetit. Pra, këta të rinj janë duke e urryer shtetin për shkak të padrejtësive për shumë vite me radhë”, analizoi Tahiri të hënën në një paraqitje para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.


Tahiri bëri thirrje për ndërhyrjen urgjente të shtetit në katër sektorë.

“Kërkesa ime për qeverinë; problemet dihen ku janë: në çmime të larta, në varfëri, në shërbime të dobëta në shëndetësi dhe në arsim. Këtu duhet të ketë reagim proaktiv dhe ky ka me qenë qëndrim im në kuvend”, alarmoi Tahiri.


Ai tha se gjenerata “Z” ka filluar të urrejë shtetin dhe politikanët.

“Arsimi është bërë bukur problem; gjenerata e re ka filluar ta urrejë shtetin, të na urrejë neve si politikan. Nëse nuk ka reflektim dhe shtyhemi se cili është më patriot se tjetri, ne do të ballafaqohemi me situata problematike”, paralajmëroi shefi i GP të AAK-së.

Tahiri tha se qëndrimi i tij “nuk është kërcënim”, por është paralajmërim.

“Ju e dini që nuk kam as fuqi të bëjë unë diçka që e dëmton shtetin dhe shoqërinë, por është një politikan i cili ka karrierë politike, i cili është, në thonjëza, intelektual dhe bën paralajmërim të hershëm”, tha ai derisa fliste për vetveten në veten e tretë.

Ai kërkoi që qeveria të përgjigjet në katër temat të cilat i përmendi gjatë konferencës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit