Besnik Tahiri: Kabineti i Albin Kurtit më i madh se i Indisë, Kinës e Pakistanit

Shefi i GP i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kritikon numrin e ministrive, i quan fiktive dhe të krijuara për të akomoduar njerez të partisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti për numrin e madh të ministrive.

Në një konferencë për media, Tahiri ka prezantuar një analizë ku pretendon se kabineti qeveritar është i stërmadh dhe përfshin edhe ministri që, sipas tij, janë fiktive.

“Kabineti qeveritar i Kurtit është më i madh se i Indisë, Kinës e Pakistanit”, ka deklaruar ai.

Sipas Tahirit, krijimi i këtyre ministrive është bërë për të akomoduar njerëz të partisë në pushtet, duke e cilësuar këtë si një praktikë të gabuar në menaxhimin e institucioneve shtetërore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit