Befasi e frikshme pas mesnate në Bardhosh: Ia theu derën, hyri në dhomën e gruas dhe e puthi me zor, arratiset para Policisë

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka hyrë me forcë në një shtëpi familjare, ka dëmtuar derën hyrëse dhe më pas ka shkuar në dhomën ku ndodhej gruaja e pronarit të shtëpisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 01:00, kur pronari i shtëpisë ka njoftuar Policinë se një person i njohur për të, i identifikuar si R. G, kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e tij.

Sipas dëshmisë së viktimës, i dyshuari pasi ka hyrë në shtëpi, ka shkuar drejt dhomës së saj, e ka kapur për krahu dhe e ka puthur në faqe pa pëlqimin e saj.

Menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë mbledhur provat relevante. Çifti është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është lokalizuar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm seksual” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”, ndërsa Policia po vazhdon kërkimet për arrestimin e të dyshuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit