Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë një nga yjet kryesorë në edicionin e sivjetmë të festivalit të muzikës “Intencity Festival” në Rumani.
Rexha ka mahnitur publikun jo vetëm me performancën e saj energjike, por edhe me paraqitjen e saj magjepsëse në skenë.
Për pamjen e saj glamuroze është përkujdesur make-up artistja e njohur shqiptare, Dafina Neziri.








