Bashkimi Evropian miraton fondin gjigant të mbrojtjes në vlerë prej 150 miliardë eurosh, Ukraina në qendër të skemës

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar krijimin e një Instrumenti Kredie për Gatishmëri Industriale të Mbrojtjes (SAFE), me një vlerë totale prej 150 miliardë eurosh, për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të bllokut.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, përmes një postimi në rrjetin social X.

Shmyhal njoftoi se Ukraina është njohur zyrtarisht si vend partner në këtë instrument të ri dhe do të përfshihet në iniciativat për blerje dhe zhvillim të përbashkët në fushën e mbrojtjes. “Kjo do t’i mundësojë kompanive ukrainase të bëhen pjesë e zinxhirit evropian të furnizimit në industrinë e mbrojtjes,” tha ai, duke e cilësuar vendimin si një hap “të rëndësishëm dhe urgjent” për sigurinë kolektive.

Kryeministri ukrainas falënderoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe Poloninë dhe partnerët e tjerë evropianë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit të tij.

Instrumenti SAFE synon të kanalizojë kredi të mëdha në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në të gjithë BE-në, si përgjigje ndaj sfidave gjeopolitike dhe rritjes së nevojave për siguri në kontinent. Komisioni Evropian ende nuk ka dhënë një deklaratë për afatet konkrete të zbatimit të këtij fondi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit