Kurti nga Kuvendi deklarohet për ish-krerët: Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK’në

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pak ditë para vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në seancën që po mbahet për formimin e Qeverisë.


Kurti nga Kuvendi ka deklaruar se kërkesa e Prokurorisë për dënimin e tyre është absurde dhe në shpërputhje me historinë e popullit shqiptar.

“Këto ditë të gjithë jemi në ankth të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje me të vërtetën e popullit tonë dhe drejtësinë…”, deklaroi Kurti.


“Qëndrimi i Republikës së Kosovës që unë e drejtoj është i njëjtë dhe i qartë: Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin, asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, tha ndër të tjera ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit