Bashkëjetesa e një çifti të ri në Vushtrri përfundon në Polici – vajza nën 16 vjeç kthehet te familja, rasti nën hetime

Një rast i pazakontë familjar ka përfunduar në Polici në Vushtrri, pasi autoritetet kanë pranuar informacion se një vajzë nën moshën 16-vjeçare prej disa muajsh po bashkëjetonte me të dashurin e saj.

Burimet bëjnë me dije se rasti është trajtuar më 30 shtator, rreth orës 15:00, në zonën e rrugës “Shemsi Istrefi”.

Pas pranimit të informatës, në stacion policor janë shoqëruar i riu dhe vajza e mitur, kjo e fundit e shoqëruar nga njëri prej prindërve.

Gjatë deklarimit në prani të prindit, e mitura ka thënë se bashkëjetesa kishte nisur me dëshirën e saj dhe me pajtimin e familjeve të të dy palëve.

Megjithatë, mosha e saj ka bërë që rasti të marrë trajtim penal dhe për çështjen është njoftuar Prokurori kujdestar për të mitur.

Në koordinim me Prokurorinë, vajza është intervistuar sipas dispozitave të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas përfundimit të veprimeve të para procedurale, me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, vajza, me pëlqimin e saj dhe të prindërve, është kthyer në familjen e saj.

Rasti po hetohet për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit