Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, ja momenti kur zbulohet

Pamjet e kompozitorit të njohur shqiptar, Adi Hila, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendje të madhe.

Një moment i ri nga videoja është bërë viral, duke ngritur pikëpyetje rreth kamerës që duket se ka regjistruar brenda ambientit ku ndodhej kompozitori.

Në pamjet e publikuara, një burrë që ndodhet në dhomë duket se vëren kamerën dhe pyet për të.

Në vijim, Adi Hila dëgjohet duke thënë: “Është alarm, për kokë të… unë këtu fle me gocën time”.

Deri më tani, pamjet duket se janë regjistruar nga i njëjti kënd, ndërsa nuk është bërë e qartë publikisht se kush e ka vendosur apo kontrolluar kamerën dhe nëse personat e filmuar kanë qenë në dijeni të regjistrimit.

Autenticiteti, rrethanat dhe konteksti i plotë i videos nuk janë bërë të qarta publikisht.

Ndërkohë, drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime hetimore me qëllim identifikimin e adresave IP, dhe të dhënave të tjera të faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale, si dhe po ndërmerr procedurat për heqjen e tyre nga platformat ku janë publikuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit