Banorët e BBVK kanë shprehur emocionet e tyre pak orë para finalës së madhe.
Ludo: Ndjehem shumë më mirë sesa kur hyra këtu dhe besoj se sonte do të jetë një finale interesante.
Hygerta: Që nga dje më ka pushtuar një ndjenjë e madhe nostalgjie. Në këtë shtëpi kemi kaluar emocione shumë të forta, dhe ato do të mbeten gjithmonë me ne.
Elijona: Sonte do të jem me ngjyra pink, dhe nuk do vesh kombinimin që ka thënë Londrimi.
Londrimi: Po mundohem të shfrytëzoj çdo moment sot, sepse është një natë e madhe dhe e veçantë për të gjithë ne.
Klodi: Ndihemi mirë, emocionet janë të papërshkrueshme, dhe ende nuk na besohet që po përjetojmë këtë eksperiencë unike.









