Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, tha se tani për tani siç është situata, ajo as nuk e voton Presidentin e as nuk qëndron në sallë.
Balje tha se nuk ka pasur asnjë takim lidhur me ketë çështje.
“S’kemi pasë asnjë marrëveshje, asnjë takim. Derisa është kështu nuk e shoh të arsyeshme për ta dhënë votën time. Tani si është puna jo [ nuk qëndrojë në sallë]”, ka deklaruar Balje.








