spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Bajrami: Votimi i fshehtë, hap arbitrar dhe antikushtetues

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar si shkelje të radhës tentimin për të ndryshuar mënyrën e votimit gjatë seancës.

“Sot u bë edhe një shkelje tjetër kushtetuese, ligjore, me arbitraritet u tentua të ndryshohet mënyra e votimit,” deklaroi Bajrami para mediave, duke theksuar se rregullorja e Kuvendit është e qartë për këtë çështje.

“Rregullorja e Kuvendit përcakton mënyrat e votimit… Kjo përcaktohet në fillim të procesit,” u shpreh ajo, duke e quajtur të papranueshëm ndryshimin e mënyrës së votimit pasi procesi kishte nisur.

Sipas saj, një veprim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë parlamentare të vendit.

“Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur të ndryshohet procesi, dhe është shkelje që mënyra e votimit të ndryshohet pasi ka filluar procesi,” theksoi deputetja e LDK-së.

Ajo shtoi gjithashtu se LDK-ja nuk mori pjesë në takimin e ftuar nga Albin Kurti, pasi “nuk dëshiron të ketë një marrëveshje politike me LVV-në.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit