Agim Bahtiri, ish-deputet i VV, ka reaguar në lidhje me emrat e rrugëve në veri.
Bahtiri ka përmendur me emër analistin Berat Buzhala.
Postimi i plotë:
MBI POLITIKAT E DITËS DHE PROPAGANDAT E ULËTA, TRIUMFON EMRI I ISA BOLETINIT NË VERI
Zhurma mediale rreth tabelave të reja në Mitrovicën e Veriut është vetëm një tentativë e dështuar që në kohë fushate ta nxjerrin nga konteksti gjithë këtë proces. E vërteta dhe fitorja shtetërore nuk mund të tjetërsohen: për herë të parë, 26 vite pas luftës, në rrugët e çliruara nga strukturat kriminale, u vendos emri i heroit kombëtar, Isa Boletinit.
Mbështes fuqishëm Ministren e MMPHI-së, znj. Fitore Pacolli, për zbatimin e ligjit. Më 10 qershor 2015, si Kryetar Komune, pata nderin jetësor që përkundër presioneve të mëdha ta rivarrosja Isa Boletinin në Boletin. Sot, 11 vite më vonë, emri i tij përjetësohet edhe në qendër të Veriut!
Skenat ku kryetari i Mitrovicës së Veriut tentoi të mbulonte tabelat për të krijuar tensione artificiale janë të papranueshme. Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin profesional, heqjen e menjehershme të mbulesave dhe vendosjen e rendit.
E sa për pseudo-patriotizëm, nuk mund të na shesë mend e të na tregojë për Veriun, Berat Buzhala. Para se të flasë për veriun, ai le t’i tregojë popullit se si shërbeu si ortak në gurthyesin në Veri, bashkë me mikun e tij shumëvjeçar!
Turpi i mbuloftë ata që për poena të ulëta politike duan tensione.
AB










