Babait të Bashar al-Assadit, Hafezit, ia djegin varrin në Siri

Varri i babait të ish-presidentit sirian, Bashar al-Assad, Hafez, u dogj në vendlindjen e tij në Qardaha, sipas pamjeve të publikuara të mërkurën nga agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Në fotografi shihen luftëtarë të opozitës në uniforma dhe disa burra të rinj duke e shikuar djegien e varrit.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut i tha agjencisë AFP se opozita ia kishte vënë zjarrin mauzoleut. Në pamjet e agjencisë AFP shfaqeshin pjesë të mauzoleut në flakë dhe të dëmtuara.

Hafez al-Assad ka qenë politikan, diktator dhe oficer ushtarak që ka shërbyer si presidenti i 18-të i Sirisë nga viti 1971 deri në vdekjen e tij në vitin 2000. Nga viti 1970 deri më 1971 ka shërbyer si kryeministër.

Biri i tij, Bashari, pas 24 vjetëve në pushtet u detyrua që të ikte në Rusi pas një ofensive të shpejtë e të suksesshme të rebelëve sirianë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit