“Azerbaijan Airlines” e tregon shkakun e rrëzimit të aeroplanit në Kazakistan

Kompania ajrore “Azerbaijan Airlines”, aeroplani i së cilës u rrëzua në Kazakistan të mërkurën, tha se hetimet preliminare tregojnë që aksidenti ndodhi “si rezultat i ndërhyrjes së jashtme fizike dhe teknike”, sipas agjencisë shtetërore azere të lajmeve, AZERTAC.

Një zyrtar amerikan i tha televizionit CNN të enjten se shenjat e para tregojnë se një sistem kundërajror rus mund ta ketë rrëzuar aeroplanin, raporton transmetuesi amerikan.

Të paktën 38 nga 67 personat që ndodheshin në aeroplan vdiqën në aksident, kanë konfirmuar autoritetet kazake, përfshirë dy pilotët dhe një stjuardesë.

Rusia tha të premten se aeroplani e kishte ndryshuar drejtimin nga destinacioni fillestar, që ishte qyteti rus Grozny, për shkak të dronëve ukrainas në zonë dhe për shkak të mjegullës.

Në një deklaratë të publikuar të premten, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha se mediat ruse kanë “gënjyer për shkaktarin e aksidentit”, duke shtuar se Moska “e detyroi aeroplanin e dëmtuar që ta kapërcente detin [Kaspik], sipas të gjitha gjasave në përpjekje për ta fshehur dëshminë e krimit të tyre”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit