Arrestohet në SHBA 56-vjeçarin shqiptar, akuzohet për abuzim seksual me të mitur

Zyra e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Boston ka njoftuar arrestimin e një shtetasi shqiptar 56-vjeçar, Hasan Billa, banues në Wolcott, gjatë një operacioni të zbatimit të ligjit.

Billa u arrestua më 3 shtator, ndërsa sipas ICE-së ndodhej ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Ai përballet edhe me akuza shtetërore që lidhen me një operacion të fshehtë të zhvilluar më 28 maj në Hartford, në kuadër të një hetimi për shfrytëzimin seksual të fëmijëve.

Sipas autoriteteve, akuzat përfshijnë tentativë kriminale për sulm seksual të shkallës së dytë, tentativë kriminale për abuzim seksual të një të mituri, si dhe një akuzë tjetër që lidhet me rrezikun e lëndimit përmes kontaktit seksual me një viktimë nën moshën 16-vjeçare.

Operacioni i majit u zhvillua nga Policia e Hartfordit në bashkëpunim me Task Forcën e FBI-së për Krimet Kundër Fëmijëve dhe Trafikimin e Qenieve Njerëzore.

Sipas policisë, një detektiv i fshehtë ishte paraqitur në internet si një vajzë 15-vjeçare. Tre burra, mes tyre Billa, dyshohet se udhëtuan drejt një lokacioni të caktuar në Hartford, me bindjen se do të takonin të miturën për marrëdhënie seksuale. Sipas një raporti policor, vendi i takimit ishte një hotel Best Western në Brainard Road.


Të tre të dyshuarit u arrestuan pa incidente dhe fillimisht u vendosën nën një garanci prej 500 mijë dollarësh.

Mediat lokale e kishin identifikuar në qershor të dyshuarin si Billa Hasan, 56-vjeçar nga Wolcott, ndërsa ICE në njoftimin e saj të mëvonshëm përdori emrin Hasan Billa.

Në kohën e raportimeve të para, ai nuk ishte akuzuar zyrtarisht. Akuzat ndaj tij mbeten në pritje dhe Billa nuk është dënuar për këto pretendime.

ICE Boston e bëri publik arrestimin e 3 shtatorit më 25 shtator, duke e përfshirë atë në operacionet e synuara të zhvilluara në Wolcott. Agjencia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me statusin e tij të emigracionit, nëse aktualisht ndodhet në paraburgim të ICE-së apo cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të procedurës së largimit nga SHBA-ja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit