spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

“Autorët nuk i njoh”, babai i 23-vjeçarit Renis Dobra: Krimi nuk ka ndodhur për konflikte në Gjermani, ja për çfarë u arrestua im bir

Policia ka arrestuar dy nga autorët e vrasjes së Renis Dobrës, 23-vjeçarit të vrarë rreth një javë më parë. Petrit Çakrri alias Hoxhaj dhe Fatjon Bushgjoka, kanë përfunduar në pranga, ndërkohë që janë shpallur në kërkim Kristi Bushgjokaj alias Kristë Bushgjokaj dhe Aleksander Bushgjokaj alias Aleksandër Bushgjokaj.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, babai i 23-vjeçarit ka treguar se nuk njihte asnjë prej tyre.

Ai ka shtuar gjithashtu se ndryshe nga sa thuhet, nuk mendon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të ndonjë konflikti të ndodhur në shtetin gjerman, ku i biri ka qëndruar për 6 muaj e katër ditësh, prej të cilave 6 muaj ka qenë në burg.

“Autorët nuk i njoh më parë, emrat e tyre i kam dëgjuar vetëm nga mediat. Nuk kam kuptuar asgjë që djali mund të kishte ndonjë shqetësim pasi ishte si çdo ditë tjetër. Nga Gjermania kishte një vit e gjysmë afërsisht që ishte kthyer. Atje ka qëndruar 6 muaj e 20 ditë. 6 muaj ishte në burg për ekspuls. Kishte qenë edhe herë të tjera në Gjermani dhe ka thyer ekspulsin.

Nuk besoj që ngjarja ka ndodhur për shkak të ndonjë konflikti që ka ndodhur në shtetin gjerman. Nuk kam asnjë dyshim çfarë mund të ketë ndodhur pasi nuk kam parë asgjë të dyshimtë tek djali”, tha babai i Renis Dobrës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit