Nga revolucioni i flamingove në revolucionin e vezëve. Protesta e bulevardit zbarkoi para dyerve të parlamentit, jo më paqësore, por e dhunshme.
Një grup i organizuar protestuesisht me në krye Dritan Goxhajn, rrethuan për disa orë parlamentit duke linçuar deputetë socialistë dhe qëlluar me vezë dhe shishe uji makinat e ministrave të qeverisë, zv.kryeministres Albana Koçiu, Petrit Malaj dhe Blendi Gonxhja.
Protestuesit po ashtu u përplasën me policinë në dyert e parlamentit, ndërsa pas përshkallëzimit të saj, u ndaluan 6 protestues, me në krye Dritan Goxhajn.
Nga foltorja e parlamentit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi krerët e partive të reja opozitare si organziatore të protestës ndërsa kërkoi menjëherë hetim nga prokuroria për lidhjet e Dritan Goxhajt me Iranin.
Pas ndalimit të Goxhajt dhe 5 protestuesve të tjerë, protestuesit e mbetur u zhvendosën tek drejtoria e Policisë Tiranë për të kërkuar lirimin e tyre.
Pas marrje snë pyetje për disa orë, Dritan Goxhaj dhe 5 protestues të tjerë janë liruar nga Policia.








