Arrestohen dy persona të kërkuar nga Interpoli

Policia ka njoftuar se dy persona të kërkuar përmes Interpolit janë arrestuar nga Policia e Kosovës në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Istog.


Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të arrestuarit është shtetas gjerman, ndërsa tjetri shtetas kosovar.

I dyshuari me shtetësi gjermane është lokalizuar dhe arrestuar më 30 tetor, rreth orës 17:40, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.


Ndërkaq, personi tjetër është arrestuar rreth orës 16:30 në fshatin Dubovë të Istogut.

Policia ka bërë të ditur se arrestimet janë realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e tjera policore dhe institucionet përkatëse.

Me vendim të prokurorit, të dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit