Arjola Demiri rrëfen vështirësitë e martesës dhe divorcit: “Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”

Aktorja shqiptare, Arjola Demiri, ka rrëfyer për periudhën e vështirë të martesës dhe divorcit të saj, duke e lidhur përvojën personale me rastin e Arlinda Zekajt, vrasja e së cilës tronditi opinionin publik.

E ftuar në Grida Duma Podcast, Demiri ka treguar se ka kaluar situata të ngjashme me ato që, sipas saj, kishte përjetuar Arlinda.

“E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës!”, ka deklaruar aktorja, duke folur për përjetimet e saj gjatë një periudhe të vështirë në jetën personale.

Ajo ka zbuluar se ka duruar për gjashtë vjet dhe se gjatë procesit të divorcit është ndjerë e pambështetur nga psikologia dhe punonjësja sociale.

“Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t’i bëhet kjo një nëne?”, ka thënë Demiri.

Aktorja ka theksuar se rasti i Arlindës e ka prekur veçanërisht, pasi në historinë e saj ka parë përvoja që i kishte kaluar edhe vetë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit