Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj deklaratave të Vjosa Osmanit lidhur me takimet e kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe emisarin evropian Miroslav Lajçak.
Kryeziu tha se “veprimet në Veri” tregojnë se çfarë është diskutuar në takimet mes Kurtit dhe Vuçiqit.
“Çka ka fol Kryeministri Kurti me Vuçiqin flasin veprimet në Veri!”, shkroi ajo.
Ajo i kërkoi Osmanit të sqarojë takimin e saj me Richard Grenellin dhe Marko Gjuriqin në tetor të vitit 2025.
“Kishte me qenë mirë me na tregu çka fole ti me Grenellin e Gjuriqin në tetor 2025?”, tha Kryeziu.
Në fund, ajo shtroi edhe pyetjen: “Prej kujt u fshehe që nuk e bëre publike asnjë foto të atij takimi?”.









