Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Hyseni-Kryeziu, ka reaguar lidhur me incidentin ku, sipas pretendimeve të VV-së, Sami Lushtaku ka sulmuar një zëvendësministër të qeverisë.
Ajo ka deklaruar se lokali ku ka ndodhur rasti i ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë.
“Po del se lokali ku Sami Lushtaku e ka sulmuar zëvendësministrin tonë, i paska fshirë pamjet e kamerave të sigurisë”, shkroi ajo.
Hyseni-Kryeziu kritikoi mediat, duke i akuzuar për heshtje ndaj rastit.
“Po ta kishte kryer sulmin dikush i Vetëvendosjes, sot do të ishit duke bërë emisione e analiza të pafundme”, deklaroi ajo.
Sipas saj, mungesa e raportimit lidhet me frikën nga Lushtaku.
“Mos vallë sepse keni frikë nga Samiu?”, u shpreh ajo.
Në fund, ajo tha se është paradoksale që Kurti quhet diktator, ndërsa sipas saj mediat nuk raportojnë për Lushtakun.
“Diktaturë është kur nuk guxoni të shkruani asnjë rresht ndaj Lushtakut”, deklaroi Hyseni-Kryeziu.










