Anthony Joshua rikthehet në ring javën e ardhshme (25 korrik), ku do të përballet me boksierin shqiptar të peshave të rënda, Kristian Prenga, para duelit të tij të “plotësisht dakorduar” me Tyson Fury, i cili pritet të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti.
Anthony Joshua rikthehet pas një mungese të gjatë, pasi nuk është parë në ring që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u përball me Jake Paul.
Ajo ndeshje u kritikua gjerësisht nga opinioni publik dhe ekspertët e boksit, të cilët mendonin se nuk duhej të zhvillohej për shkak të diferencës së madhe në gjatësi, peshë, aftësi dhe përvojë mes dy boksierëve.
Megjithatë, sfida u zhvillua dhe, siç pritej, Anthony Joshua e dominoi plotësisht Jake Paulin.
Për Joshua kjo sfidë ka një peshë shumë më të madhe sesa një fitore e zakonshme. Ish kampioni i botës kërkon të rikthejë besimin te vetja dhe të dëshmojë se vazhdon të jetë një nga emrat më të rëndësishëm të peshave të rënda..








