Modelja Ana Skrel ka publikuar një fotografi të re në rrjetet sociale, duke treguar se është në formë të shkëlqyer pas ndarjes nga këngëtari Robert Berisha.
E veshur me të bardha, me një buzëqeshje të çiltër dhe pamje të kuruar deri në detaj, Ana u shfaq në një moment elegance dhe vetëbesimi.
Përkundër spekulimeve rreth ndarjes së saj me Berishën, postimet e fundit të modeles tregojnë një gjendje të qetë dhe të lumtur. Ajo po e shijon jetën, ndërsa ndjekësit e saj në Instagram nuk kanë ngurruar ta komplimentojnë për paraqitjen.
Modelja duket se ka lënë pas dramat dhe po fokusohet në vetveten, modën dhe karrierën.











