spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ambasadorja Ziv: Kosova shteti i parë ballkanik mbështetës i SHBA-së dhe Izraelit në sulmin ndaj Iranit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se Kosova ishte shteti i parë në rajonin e Ballkanit që reagoi menjëherë dhe mbështeti vendimin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për goditjen e objekteve bërthamore në Iran.

“Mendoj se Kosova, më saktë kryeministri Kurti, ishte lideri i parë ballkanik që reagoi menjëherë pas veprimit amerikan kundër tre objekteve bërthamore. Dhe, sigurisht, në deklaratën e tij ai mbështeti dhe përkrahu plotësisht Shtetet e Bashkuara dhe veprimet e Evropës, kundër një Irani bërthamor. Duke mbështetur, natyrisht, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, supozoj se ai gjithashtu po mbështet edhe Izraelin dhe gjithçka që Izraeli ka bërë për të shkatërruar kërcënimin bërthamor, siç përmenda, jo vetëm nga Irani ndaj Izraelit, por edhe nga regjimi iranian që mund të përdorë aftësitë bërthamore në pjesë të tjera të botës”, tha ajo.

Ziv theksoi se Kosova u rreshtua krah vendeve demokratike që mbrojnë paqen dhe luftojnë kundër regjimeve që përkrahin terrorizmin.

“Pra, pa dyshim, Kosova ka qëndruar pranë vendeve demokratike që luftojnë për paqe dhe kundër regjimeve autokratike dhe ekstreme që janë të zëna me krijimin, eksportimin dhe mbështetjen e terrorit në Lindjen e Mesme dhe në pjesë të tjera të botës”, tha ambasadorja Ziv.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit