spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ambasadori Zemaj: Udhëheqja e NATO-s nga Rutte, vendimtare për sigurinë euroatlantike

Astrit Zemaj, përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ka shprehur nderin dhe privilegjin për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në ceremoninë e kalimit të detyrës nga ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tek sekretari i ri i Përgjithshëm, Mark Rutte.

Zemaj ka theksuar se udhëheqja e Rutte do të ketë ndikim të rëndësishëm në forcimin e NATO-s dhe stabilitetin e përgjithshëm të sigurisë euroatlantike.

“Urime të përzemërta dhe gjitha të mirat në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Të bindur se udhëheqja e tij do të jetë vendimtare jo vetëm për NATO-n por për  gjithë sigurinë dhe stabilitetin tonë euroatlantik dhe për mbështetjen për integrimin e vendit tonë drejt antrësimit në Aleancë”, ka shkruar ai në Facebook.

Për më tepër, Zemaj ka shprehur mirënjohjen e tij për Stoltenberg, duke theksuar kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe NATO-s.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit