Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar futbollistët e Kosovës, pas fitorës së pastër në Slloveni.
Hargreaves u shpreh plot emocion për ndeshjen e radhës të martën, kur Kosova pret Zvicrën, në “Fadil Vokrri”
“Urime Kosovë për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin për në fazën eliminatore të Kupës së Botës! Mezi pres ta shikoj ndeshjen të martën dhe i uroj ekipit fat të mbarë” u shpreh ai.
Kosova mbrëmë zyrtarisht siguroi play-off-in e Botërorit, duke mposhtur Slloveninë me rezultat 0:2.










