Kandidatja e LDK-së për deputete nga Vushtrria, Albana Bunjaku, ka qëndruar në Viti, ku ka takuar qytetarë dhe mbështetës të LDK-së në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ajo ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se energjia dhe besimi i tyre po i japin forcë rrugëtimit të saj politik.
Bunjaku bëri të ditur se në takim, së bashku me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani, prezantuan vizionin për një Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për qytetarët.
Ajo shprehu mirënjohje edhe për kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, për pritjen dhe angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve.










