Aktori turk viziton Shqipërinë, bashkëshortja e tij pozon nga jugu

Protagonisti i njohur i serialit “Osmani”, aktori turk Burak Özçivit, ka surprizuar fansat shqiptarë me një vizitë të papritur në Shqipëri.

I njohur për rolet e tij ikonike në telenovelat turke, Özçivit ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e radhës për disa ditë relaksi dhe pushimi.

Aktori është parë së fundmi në qytetin bregdetar të Vlorës, i shoqëruar nga partnerja e tij. Në disa “InstaStory” të ndara nga një restorant lokal, ai shihet duke buzëqeshur me stafin, i veshur thjesht dhe sportiv, duke reflektuar qetësinë dhe kënaqësinë që po përjeton gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar.

Në postimin e fundit në llogarinë e tij në Instagram, Burak shfaqet në një aeroport, me mbishkrime që lënë të kuptohet se po niset për një vend të veçantë, që më pas rezultoi të ishte pikërisht Shqipëria.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit