Aktakuzë kundër bordit të ndërmarrjes në Pejë, ndanë bonuse për veten e tyre

Pesë anëtarë të bordit drejtues të ndërmarrjes publike ‘Ambienti’ në Pejë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konflikt interesi, legalizim të përmbajtjes së rremë dhe deklarimit të rremë nën betim.

Prokuroria e Pejës ka ngritur sot aktakuzë ndaj kryesuesit të bordit, Arton Muhaxheri dhe anëtarëve Shpëtim Gashi, Fisnik Ademi, Idriz Bala dhe Nexhat Abdullahu.

Sipas aktakuzës, ata dyshohet se pa mbulesë ligjore vendosin t’i ndajnë vetes bonuse.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit A.M, I.B, F.A, Sh.G dhe N.A, si persona zyrtarë të Ndërmarrjes Publike “Ambienti në Pejë, nga vitit 2020 gjer në fund të vitit 2022, duke vepruar si bashkëkryerës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe personat tjerë, tejkalojnë autorizimet e tyre zyrtare, në atë mënyrë që i pandehuri A.M si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Ambienti” në Pejë, të pandehurit I.B , F.A, Sh.G, si anëtar të këtij bordi dhe i pandehuri N.B si Kryeshef ekzekutiv dhe anëtar i bordit të kësaj ndërmarrje, pa vendim të aksionarit dhe pa mbulesë ligjore vendosin t’i ndajnë vetit bonuse për secilin prej të akuzuarve”, thuhet në aktakuzë.

Gjithashtu, sipas aktakuzës e cila ka 79 faqe, i pandehuri A.M, si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Ambienti” në Pejë, akuzohet edhe për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme” , “Deklarimi i rremë nën betim” dhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, nga KPRK-së.

I pandehur, N.A, akuzohet se në cilësinë e Kryeshefit ekzekutiv të “Ambienti” në Pejë duke punësuar me tepër se tetë (8) persona kundërligjshëm, duke kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar” dhe veprën penale “Konflikti i interesit”, nga KPRK-së.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit