Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Dollc të Klinës, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Viktima e aksidentit është identifikuar si Driton Isa Haliti, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të marra.
Sipas policisë, dyshohet se automjeti ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar në një zonë ku po zhvilloheshin punime në segmentin e autostradës Prishtinë–Pejë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.









