Aksident mes tri veturave në Rogovë, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Sipas saj, të lënduarit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa nuk raportohet për viktima.


Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit