Aksident me fatalitet në Bosnjë, humb jetën i riu nga Rahoveci

Një i ri nga Kosova e ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Bosnjë e Hercegovinë.


Sipas mediave boshnjake, bëhet fjalë për 24 vjeçarin Ali Dermala, me prejardhje nga Rahoveci.

I riu vdiq pasi u aksidentua me motoçikletë në afërsi të Bradinës, M17 në drejtim të Sarajevës. Dyshohet se ai e ka humbur kontrollin mbi motoçikletën, duke dalë nga rruga.


Dermala nuk arriti t’ju bëjë ballë plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Për rastin tragjik, ka njoftuar edhe familja.

Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të bëhet, nesër, më 8 shtator me fillim nga ora 17:00 në varrezat Ravne Bakije.


Ali Dermala ishte i biri i imamit Muhamed, i cili jeton dhe punon në Sarajevë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit