Aksident i rëndë pas mesnatës në Istog, një person humb jetën -një i lënduar dërgohet në QKUK

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Cërrc të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 00:02, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.


Njëri prej të lënduarve, sipas ekipit mjekësor, ka arritur në spital pa shenja jete.

Ndërkohë, pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, njëri prej të lënduarve, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) në Pejë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit