Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor Kujtim Luka 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Policia ka arrestuar shoferin e automjetit me drejtues shtetasin me inicialet Jani Tanushi 53 vjeç.

Blutë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit

“Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit