Ahmeti: Me shqetësim po i përcjell protestat për Zvërnecin, Shqipëria ka strehuar Kosovën gjatë luftës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen ditëve të fundit në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për situatën.

Ahmeti ka kujtuar rolin e Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se ajo ka strehuar qytetarët kosovarë dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në rrugën drejt lirisë së vendit.

Ai ka thënë se ngjarjet aktuale po i përcjell me dhimbje dhe shqetësim, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve në rajon.


Ahmeti gjithashtu ka komentuar protestat që lidhen me zonën e Zvërnecit, duke ngritur pikëpyetje mbi motivet e tyre dhe duke përmendur ndikime të mundshme nga faktorë të jashtëm, të cilët sipas tij nuk janë në favor të zhvillimit të turizmit shqiptar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit