Agim Veliu ka vlerësuar se kërkesat e degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e Kryetarit të LDK’së, janë “plotësisht legjitime dhe të drejta”.
Sipas Veliut, nën drejtimin e Abdixhikut LDK ka mbetur “e ngujuar” në vendin e tretë.
“Duke u sjellë si pronar partie e jo si kryetar i zgjedhur, Abdixhiku po dërgon mesazhin se në LDK ndëshkohen ata që kërkojnë llogaridhënie, jo ata që dështojnë.
Kur një lider kërkon të heshtë kritikët, të ndëshkojë fituesit dhe të mbrojë veten nga përgjegjësia politike, problemi nuk është më vetëm rezultati zgjedhor. Problemi është mënyra se si ai e kupton demokracinë, debatin e brendshëm dhe vetë funksionimin e parties”, ka shkruar Veliut.
Dorëheqjen e Abdixhikut e kërkuan Dega e Pejës, Lipjanit dhe Dega e Dytë e LDK’së në Prishtinë.








