Agim Bahtiri godet Berat Buzhalën: Ia përmend gurthyesin në Leposaviq dhe lidhjet me Veselinoviqin – FOTO

Ish-kryetari i Mitrovicës dhe deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, ka publikuar një reagim ndaj gazetarit Berat Buzhala, në të cilin ka përmendur partneritetin e tij të dikurshëm në një gurthyes në Leposaviq dhe emrin e biznesmenit serb Zvonko Veselinoviq.

Bahtiri, në postimin e tij në Facebook, pretendon se Buzhala kishte qenë i lidhur me Veselinoviqin, Stojan Mihaloviqin dhe Aleksander Mihajloviqin, ndërsa ka përmendur edhe kompaninë ARENA INVEST SH.P.K., e cila, sipas tij, kishte selinë në Leposaviq.

“Ti e din se mu prej vitit 2013 ndër të tjerash m’u pat imponu edhe detyra e kirurgut, se m’u pate dhimtë kur e pash që ishe ngjitë fort me Zvonko Veselinoviçin, Stojan Mihaloviçin e Aleksander Mihajloviçin”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka pretenduar se ndarja e Buzhalës nga partnerët e tij të dikurshëm ishte pasojë e një operacioni kundër krimit dhe korrupsionit.

Bahtiri ka ironizuar edhe deklaratën që ia atribuon Buzhalës se nuk e kishte ditur që partnerët e tij ishin serbë.

“Edhe po ta kisha ditë, nashta kisha thanë ANI!”, citohet të ketë thënë Buzhala sipas postimit të Bahtirit.

Në fund, deputeti i LVV-së ka shkruar se personat e përmendur kanë lënë Kosovën dhe se, nëse kthehen, sipas tij, do të përballen me burg.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit