Ish-Miss Kosova, Afërdita Paqarada, vazhdon të mbetet një ndër femrat më të bukura në mbarë trojet shqiptare. Edhe në moshën 53-vjeçare, ajo mahnit me pamjen e saj rinore dhe elegancën karakteristike.
Së fundmi, Afërdita ka ndarë disa imazhe të reja në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj plot stil dhe vetëbesim.
Në fotografi, ish-misi shfaqet në super formë, duke dëshmuar edhe një herë se bukuria dhe finesa nuk njohin moshë.












