Afera në BKS: Pronari i ‘Reforma’ shpk obligohet të paraqitet në stacionin e policisë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër të arrestuarve në rastin e njohur si rasti i BSK-së.

Ndërkaq, ndaj 35 të dyshuarve të tjerë është caktuar masa e paraqitjes së rregullt në stacionin policor. Në mesin e personave ndaj të cilëve është caktuar kjo masë është edhe Azem Rusinovci, pronar i kompanisë “Reforma”.

“Të pandehurit, personit juridik ‘Reforma’ SHPK, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘keqpërdorimi i besimit’, si dhe të pandehurit Azem Rusinovci, si person përgjegjës i personit juridik ‘Reforma’ SHPK, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, i është caktuar masa e paraqitjes së rregullt në stacion policor”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit