Abdixhiku pas takimit me Kurtin: E njoftova për zhvillimet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar pasditen e sotme me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në hapësirat e Kuvendit.


Pas takimit, Abdixhiku ka deklaruar se e ka njoftuar Kurtin për zhvillimet e fundit në partinë e tij, pasi gjashtë deputetë të LDK-së nuk i kanë dhënë mbështetje kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të vendit.

“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Si e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Dhe, këtë e bëra. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova Kurtin dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, ka thënë Abdixhiku.


Ai nuk ka komentuar shumë vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur kandidaturën e Sejdiut.

“Tash duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta dërgojnë Kosovën në një situatë të paqartë”, ka thënë Abdixhiku.

I pyetur nëse do të vazhdojnë takimet mes tij dhe Kurtit, Abdixhiku është përgjigjur se përpjekjet do të vazhdojnë, por sipas tij, numrat për momentin nuk janë të mjaftueshëm për të zgjedhur presidentin e vendit.


Kurse, sa i përket takimeve me partitë e tjera politike, Abdixhiku ka thënë se një gjë e tillë do të ishte e mirëseardhur, por sipas tij, partitë e tjera janë distancuar nga një proces i tillë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit