Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula ka inicuar rikthimin në Kuvend të ligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specizuara.
Sipas tij, ky ligj nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë efekt juridik.
Abdixhiku ka shprehur kritika edhe ndaj gjuhës së përdorur kundër LDK-së për qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Ligjin e kthyet. Por baltën që hodhët mbi LDK-në, ku do ta lini?
Na fyet, na shpallët tradhtarë, shkuat aq larg sa e paraqitët LDK-në si kundërshtare të UÇK-së. I vendosët edhe emrat tanë përkrah atyre të Listës Serbe, sepse thamë atë që nuk donit ta dëgjonit; të vërtetën. Ky ligj nuk kishte dhe s’do të ketë asnjë efekt juridik!
LDK e mbajti qëndrimin e vet, duke e ditur çmimin e sulmeve që do të pasonin. Sepse përgjegjësia ndaj Republikës na obligon ta themi atë që besojmë se është e drejtë, edhe kur është më e lehtë t’i bashkohesh zhurmës.
Mbështetësve tanë u themi qëndroni gjithmonë krenarë! Mund të na sulmojnë nga të gjitha anët, por qëndrimet e LDK-së i kanë qëndruar provës së historisë. Do t’i qëndrojnë sërish! Sepse ato nuk përcaktohen nga vërshimet e momentit, por nga bindjet mbi Republikën. Veç duhet kohë.
Lufta e UÇK-së është e shenjtë.
Ajo mbrohet me punë e me mend. Jo kështu!








