Abdixhiku nga Mitrovica: Qyteti i minatorëve dhe qëndresës meriton më shumë investime dhe përkushtim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët e kësaj partie për zgjedhjet në Mitrovicë, duke e cilësuar këtë qytet si simbol të qëndresës, industrisë, kulturës dhe muzikës.


Gjatë takimit me qytetarët, Abdixhiku tha se Mitrovica ka bartur një barrë të madhe ndër vite dhe se meriton më shumë vëmendje, investime dhe përkushtim institucional.

Shkrimi:

Sot prezantuam kandidatët tanë në Mitrovicë. Në qytetin e qëndresës, barrës së madhe, të minatorëve, industrisë, kulturës e muzikës.

Mitrovica ka mbajtur shumë mbi supe ndër vite. Prandaj, meriton më shumë vëmendje, më shumë investim dhe më shumë përkushtim. Një qytet me kaq histori, energji e potencial, nuk duhet të mbetet në pritje.

Folëm për projektet që i duhen qytetit, për zhvillimin ekonomik, për punën dhe për një Kosovë që nis t’i kryejë punët që i ka lënë pezull për shumë gjatë.

Në Mitrovicë garojmë me kandidaten Brikena Muharremi me numër 32, kandidatin Naim Hajra me numër 85 dhe kandidatin Oltion Ahmeti me numër 96.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit