spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Abdixhiku: Janina Ymeri i bashkohet listës sonë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar sot se aktivistja Janina Ymeri do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Në një postim në facebook, Abdixhiku ka vlerësuar lartë angazhimin publik të Ymerit, duke e përshkruar atë si shembull të aktivizmit politik dhe të guximit qytetar.

Ai ka theksuar se Ymeri është bërë e njohur për denoncimin e, siç e ka quajtur ai, “skandalit të mafias energjetike” dhe për ngritjen e zërit kundër rrjeteve korruptive në sektorin e energjisë.

Sipas Abdixhikut, Ymeri ka treguar integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri në kërkimin e llogaridhënies, duke mos u tërhequr para presioneve politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit