“Incident i izoluar”, kështu e ka cilësuar nënkryetari I Komunës së Skenderajt, Fadil Nura përleshjen e djeshme në këtë komunë, ku Hysni Mehani akuzon Sami Lushtakun për sulm fizik.
I pyetur se a është intervistuar nga Policia I pari i Komunës, Nura tha se ende nuk kanë pranuar ftesë zyrtare.
Gjithashtu, nënkryetari shtoi se kryetari I Skenderajt po vazhdon punën e përditshme,me çrast është duke u marr me aktivitetet e planifikuara.
“Po, sot ka dalë në punë. Jemi në aktivitete të nevojshme. Ka qenë fatkeqësisht një incident që e quajt të izoluar dhe i cili besoj do të tejkaluar, po që kjo ka krijuar efekt te opinoni publik dhe qytetarët e konunës së Seknderajt”, tha Nura.









